Stop – Rasti absurd, 3 dite ne paraburgim nga kaosi i institucioneve! (25 nentor 2016)



stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene – E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Prinderit e Sinan Cekut tregojne per “Stop” historine absurde me funksionimin e institucioneve te shtetit. Nje shi i rrembyer i prishi murin e shtepise ndaj u drejtuan ne njesine administrative nr.11, per te pyetur mbi procedurat e rindertimit. Pasi mori pergjigje, se per kete lloj aktiviteti nuk ka nevoje per leje, Sinan Ceku nisi punen. Por ne kete moment ia behen forcat policore, duke e arrestuar ate.Prinderit e Cekut u drejtuan serish ne njesine nr.11, ngaku rikonfirmuan, se per ate lloj punimi nuk duhet leje.Ne komisariatin nr.3 japin versionin , se Sinani u lirua pas vendimit te formes se prere te gjykates dhe pasi qendroi 3 dite ne paraburgim. Por “Stop” mesoi, se nuk ka patur asnje gjyq per kete ceshtje…

Shirat e rrëmbyeshëm të rënë disa më parë, kanë dëmtuar muret rrethuese të një banese në zonën e Bregut të Lumit, në Njësinë Administrative nr. 11. Sinan Ceku, djali i kësaj familjeje është drejtuar drejt Njësisë Administrative për të marrë leje, për riparimin e këtyre dëmeve të shkaktuara nga shiu. Pas marrjes së lejes nisi nga punimet, por menjëherë kanë mbërritur forcat e INUK dhe ato policore, të cilët ndërprenë punimet dhe kanë arrestuar djalin 24 vjeçar të kësaj familjeje, i cili prej tre ditësh ndodhej i burgosur në Rajonin nr.3.

- Prosegue dopo la pubblicità -

Prindërit e Sinan Cekut tregojnë për emisionin “Stop” historinë absurde me funksionimin e institucioneve të shtetit.

- Prosegue dopo la pubblicità - ---- Comunicazione di servizio di GloboChannel.com ---- l'articolo prosegue più sotto ----- ---- Fine comunicazione di servizio di GloboChannel.com ---- l'articolo prosegue qui sotto -----

“Ju keni marrë leje për të bërë këtë mur?
Po kemi marrë leje.

Ku?
Tek Njësia Administrative numër 11. INUK-u, policë u mbodhën të gjithë këtu. Plotësuan disa dokumenta, i firmosi çuni dhe më thanë që për 30 minuta do ta sjellim djalin në shtëpi. Kauan 30 minuta, erdhi ora dy, i shkova në rajon dhe ndenja deri në 12. Shko në shtëpi më thanë se të del në orën dy. Edhe tani që po flasim ai është brënda në rajon.

- Prosegue dopo la pubblicità -

Sa ditë po bën?
Sot tre ditë.

- Prosegue dopo la pubblicità -

Po çfarë thonë në polici?
Në polici nuk thonë asgjë, nesër do të dalësh në gjyq, i është prerë fletë arresti që ditën e parë kur e morën.

Iu kanë kërkuar ndonjë gjë tjetër përveç lejes?
Direkt nuk na kanë kërkuar gjë por… para na kanë kërkuar.

- Prosegue dopo la pubblicità -

Babai i Sinanit është i sëmurë dhe ai tregon me lot në sy momentin kur i kanë arrestuar djalit, kur ndër të tjera tregon se i kanë kërkuar para. Ndërkohë kjo familje është detyruar të paguaj një avokat privat për djalin e tyre. Shuma që kanë paguar është 70 mijë lekë të reja.

Më pas gazetari i “Stop” është drejtuar drejt Njësisë Administrative për të kuptuar më qartë historinë që i ka ndodhur Sinan Cekut.

- Prosegue dopo la pubblicità -

“Familja Ceku ka bërë një kërkesë pranë Njësisë Administrative Nr.11 për disa punime mirëmbajtjeje, që përfshin riparimin e rrethimit ekzistues për shkak të dëmtimit të saj, ku kërkonte që ta riparonte në të njejtën lartësi, në të njejtin vend, pra me të njejta karakteristika ekzistuese. Njësia Administrative bëri një verifikim, ku rezultoi që kërkesa e banorit ishte e vërtetë dhe i lëshoi një kthim – përgjigje që këto punime lejohen në bazë të nenit 6 të VKM- së nr. 408.

Çfarë thotë ky nen?
Tek neni 6 përfshihet, një ndërhyrje që nuk kërkon pajisje me leje ndërtimi dhe thuhet:
Në hyrje të jashme për riparim dhe zëvendësim fasade, që të ruhen karakteristikat origjinale të tyre dhe përfshihet edhe riparimi i rrethimeve ekzistuese. Pra duhet të ruhen karakteristikat e jashtme, lejohet riparimi i tyre nëqoftëse ka dëmtime.”

- Prosegue dopo la pubblicità -

Në Komisariatin Nr.3 japin versionin, se Sinani u lirua pas vendimit të formës së prerë të gjykatës dhe pasi qëndroi 3 ditë në paraburgim. Por “Stop” mësoi, se nuk ka patur asnjë gjyq për këtë çështje.

Pra, njëri nga punonjësit e policisë shprehet se:
“Unë kam informacion që është liruar, nëqoftëse ka ardhur vendimi i gjykatës i formës së prerë, i bie të lirohet automatikisht.

- Prosegue dopo la pubblicità -

Me çfarë motivacioni mund të arrestohet një qytetar?
Kur nuk ka leje ndërtimi.

Por ai kishte leje ndërtimi të lëshuar nga Njësia Administrative nr. 11.
Nuk di çfarë të them, unë e di që kam çuar avokatin lart tek eprorët e mi, ka marrë konfirmimin nga to dhe është liruar.

Gazetari u kthye edhe një herë në shtëpinë e Sinanit. Pas ndjekjes që bëri emisioni “Stop” në Njësinë Administrative Nr. 11 dhe tek policia tek Rajoni Nr. 3 iu komunikua që Sinani, në bazë të vendimit të gjykatës është liruar.

- Prosegue dopo la pubblicità -

Më nxorrën ngaqë isha i pafajshëm.

Bëtë gjyq?
Jo!

Çfarë të thanë në polici?
Më thanë që do të arrestohesh.

Për çfarë arsye?
Për ndërtim pa leje.

- Prosegue dopo la pubblicità -

Po pse të liruan më pas?
Më liruan se isha i pafajshëm edhe lejen e kisha. Vetëm për tre ditë më thanë do të bësh gjyqin se je pa leje ndërtimi. Lejen e kisha me vete, pot ë duash mund ta tregoj, i kam të gjitha me rregulla. Avllia u shemb nga shiu, shkova mora leje, për ta rindërtuar sërish siç ishte. Erdhën dhe më bënë fletë – arrest.”

Se ti è piaciuto questo articolo e non vuoi perderti i nostri aggiornamenti pui seguirci anche su Telegram al seguente indirizzo >https://t.me/globochannel<. E' inoltre possibile seguirci su Facebook cliccando "MI PIACE" e poi "segui" su questa Pagina >www.facebook.com/GloboChanneldotcom<. GloboChannel.com è anche su twitter.com/globochannel1, su instagram.com/globo_channe_ita/ e su linkedin.com/company/globochannel.